Sport

Shakhtar Donetsk kundër FIFA-s, humbi 50 milionë nga shitja e të huajve!

Në një letër, klubi ukrainas i kërkon FIFA-s dëmshpërblim për bllokimin e kontratave të të huajve

18 Korrik 2022, 21:08 Nga DOSJA

Shakhtar Donetsk kundër FIFA-s, humbi 50 milionë nga shitja e të

UKRAINE - Kampionati ukrainas do të fillojë më 23 gusht dhe do të luhet tërësisht brenda kufijve të vendit. Megjithatë, eksodi i fundit i lojtarëve të huaj ka qenë dukuria kryesore e futbollit të këtij vendi në këtë periudhë. FIFA, duke vlerësuar ashpërsinë e konfliktit në vazhdim, më 21 qershor u dha të drejtën për të pezulluar kontratat e punës së lojtarëve të huaj me klubet deri më 30 qershor 2023.

Megjithatë, kjo masë u kishte lënë vetëm një javë klubeve ukrainase për të shitur lojtarët tyre, duke sjellë një humbje të konsiderueshme ekonomike. Protesta është drejtua nga Shakhtar Donetsk, i cili i shkroi një letër FIFA-s, duke denoncuar një humbje prej 50 milionë dhe duke kërkuar një rimbursim në përputhje me rrethanat.

Ekipi ukrainas duhej të nxitonte për ‘të shitur’ 14 futbollistë të huajve të regjistruar, të cilët u larguan pa asnjë detyrim financiar nga Ukraina, duke u shkaktuar edhe një humbje të konsiderueshme klubeve ukrainase, pasi lojtarët e huaj u larguan me parametra zero.

Drejtori Sergej Palkin shpreh zhgënjimin e tij: “Kam lexuar se FIFA kishte pretenduar se kishte komunikuar me palët kryesore të interesit. Nuk është e vërtetë. Ata nuk kanë komunikuar me Federatën e Futbollit të Ukrainës. Ata nuk komunikuan me klubet kryesore të Ukrainës. Ata morën vendime pa ne. Në këtë luftë, të gjithë mbështesin Ukrainën dhe të gjitha organizatat ukrainase.  Por, si është e mundur që FIFA, organi që thotë "Ne jemi familja e futbollit", nuk na ka kushtuar asnjë vëmendje?

Shakhtar Donetsk kundër FIFA-s, humbi 50 milionë nga shitja e të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll