Sport

TRONDITËSE! Sulmuesi i Dortmundit diagnostikohet me një tumor në testikuj

Sébastien Haller, i rekrutuar këtë verë nga Borussia, vuan nga një tumor testikular njoftoi klubi i Ruhr. Sulmuesi la shokët e tij që po stërviteshin në Zvicër, për t'u kthyer në Gjermani.

19 Korrik 2022, 07:20 Nga DOSJA

TRONDITËSE! Sulmuesi i Dortmundit diagnostikohet me një tumor në

GJERMANI - I mbërritur vetëm disa javë më parë, Sébastien Haller do të duhet të presë përpara se të luajë me klubin e tij të ri Borussia Dortmund. Viktimë e një shqetësimi këtë të hënë në stërvitje, në Zvicër ku BVB po vazhdon përgatitjet, ish-sulmuesi i Ajax Amsterdamit është dashur të kthehet urgjentisht në Ruhr për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. Këto të fundit zbuluan se futbollisti vuante nga një tumor testikular, tha në mbrëmje klubi gjerman. Teste të tjera shtesë do të kryhen në ditët në vijim.

Ndërkohë, lojtari ka marrë mbështetje të gjerë. “Lajmet e sotme ishin një tronditje për Sébastien dhe për të gjithë ne. E gjithë familja e BVB i uron atij një shërim të plotë sa më shpejt të jetë e mundur dhe se ne mund ta përqafojmë përsëri së shpejti,- tha drejtori sportiv i BVB, Sesbastian Kehl. - Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar që ai të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm”.

I rekrutuar për 22.5 milionë euro këtë verë, Haller po del nga një sezon i plotë në Holandë, ku u kurorëzua kampion. Për pjesëmarrjen e tij të parë në Champions League, sulmuesi ndërkombëtar Bregut të Fildishtë (28 vjeç, 15 ndeshje), i kaluar nga Auxerre (2012-2015), shënoi 11 gola në tetë ndeshje.

TRONDITËSE! Sulmuesi i Dortmundit diagnostikohet me një tumor në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll