Sport

Presidenti Meta dekoron peshëngritësin Erkand Qerimaj me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

“Një ditë shumë e lumtur. Pas shume viteve punë, mund e sakrifica në 20 vjet, me medalje Mesdhetare, Europiane e Botërore, vjen edhe vlerësimi. Jam shumë i nderuar të mbaj këtë dekoratë”,- shkruan Qerimaj.

18 Korrik 2022, 20:31 Nga DOSJA

Presidenti Meta dekoron peshëngritësin Erkand Qerimaj me urdhërin

TIRANE - Peshëngritësi Erkand Qerimaj është vlerësuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Lajmin e bën me dije vetë peshëngritësi shkodran në rrjetet sociale.

“Një ditë shumë e lumtur. Pas shume viteve punë, mund e sakrifica në 20 vjet, me medalje Mesdhetare, Europiane e Botërore, bashkuar me ngritjen dhe nderimin e Flamurit Kombëtar në arena ndërkombëtare, vjen vlerësimi.

Falenderoj Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për vlerësimin me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’! Jam shumë i nderuar të mbaj këtë dekoratë”,- shkruan Qerimaj.

Presidenti Meta dekoron peshëngritësin Erkand Qerimaj me urdhërin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll