Bota

Infektonin qëllimisht pacientet për eksperiment, nisin hetimet për spitalin 'Zhani Mitrev' në Maqedoninë e Veriut

Në shkup një spital i quajtur Zhan Mitrev pacientët me Covid i bënin pjesë të një eksperimenti.

18 Korrik 2022, 15:50 Nga s.s
Infektonin qëllimisht pacientet për eksperiment, nisin hetimet
Spitali zhan mitrev

MAQEDONI- Eksperiment i pa aprovuar me qenie njerëzore në vend të kurës nga COVID-19, këtë morën pacientët që u shtrinë në klinikën private Zhan Mitrev në Shkup, Maqedoni, për tu trajtuar nga virusi që shkaktonte COVID-19. “Filtrimi i gjakut” apo Hemofiltrimi që Zhan Mitrev u ofronte pacientëve me COVID-19 si shpresë e vetme për shpëtim nga vdekja, u ka kushtuar jetën shumë pacientëve, e cila ju ofronte pacientëve në paketë nga 3 mijë deri në 5 euro për seancë.

Trajtimi me hemofiltrim ishte bërë pa dijeninë e pacientëve dhe familjarëve të tyre teksa ata po bënin eksperimentin shkencorë, duke mos ju treguar për rreziqet e saj. Ky skandal u zbulua nga një hulumtim i bërë nga IRL (Investigative Reporting Lab) të cilën kishin marrë mbi 24 ankesa nga familjarët që kishin humbur familjarët e tyre në këtë spital, ku pacientët ishin nga Kosova dhe Maqedonia. Ishin të shumta rastete e pacientëve të cilët pas trajtimit të “Pastrimit të gjakut” si pasojë e infeksioneve bakteriale në gjak e cila u sillte dhe vdekjen.

Ky rast ka ndodhur në familjen Brezevi, të cilët në spitalin Zhan Mitrev humbën kryefamiljarin e tyre nga kjo arsye. Sipas tyre, doktorët e këtij spitali ua fshehën rezultatet laboratorike që dëshmonin se familjari i tyre po merrte infeksione bakteriale intraspitalore të njëpasnjëshme. Ndërsa analizat që ata vetë i siguronin nga burime të tjera dëshmonin se familjari i tyre po merrte infeksione bakteriale intraspitalore të njëpasnjëshme dhe spitali nuk u tregua transparent me to derisa pacienti u përkeqësua dhe ndërroi jetë.

Por ai nuk ishte i vetmi pacient që humbi jetën, sepse si Brezevi përfunduan edhe shumë të tjerë që u trajtuan me “Hemofiltrimin”. Sipas IRL, asnjë nga këto raste me helmim gjaku nuk u paraqitën në institucionet shëndetësore shtetërore, edhe pse me ligj është e obligueshme.

Vetëm gjatë kohës së pandemisë, klinika Zhan Mitrev përfitoi mbi 17 milion euro vetëm nga trajtimi i pacientëve më COVID. Në fokus të hetimit është periudha 2020-2021 gjatë trajtimit të pacientëve me COVID-19, ku ishte aplikuar metoda e hemofiltrimit, ku kjo metodë zbatohej vetëm në këtë klinikë, bazuar tek një rekomandim i përkohshëm dhe tejet strikt i një organizate shëndetësore. Hulumtimi i IRL gjithashtu kanë dëshmuar se institucionet përgjegjëse shëndetësore nuk kanë qenë në dijeni për veprimet e paligjshme të kësaj klinike, për trajtime që duhen dhënë leje dhe miratime përkatëse, por edhe mbikëqyrje e specializuar institucionale.

shkup

Sondazh

Poll