Bota

Çmimi i naftës rritet pasi Joe Biden nuk arrin të sigurojë rritjen e prodhimit saudit

Joe Biden është larguar nga Arabia Saudite duke mos arritur të sigurojë rritjen e prodhimit të naftës saudite.

18 Korrik 2022, 13:40 Nga s.s
Çmimi i naftës rritet pasi Joe Biden nuk arrin të sigurojë
Princ Faisal bin Farhan Al Saud dhe Joe Biden

SHBA- Çmimi i naftës u rrit të hënën pasi presidenti amerikan, Joe Biden, u largua nga bisedimet në Lindjen e Mesme pa një marrëveshje për rritjen e furnizimit. Biden kishte shpresuar të siguronte një premtim nga Arabia Saudite për të rritur prodhimin e saj të naftës, gjë që mund të çonte në një lehtësim të presioneve globale të furnizimit.

Por nafta e papërpunuar Brent u rrit me 2.6% në 103.88 dollarë të hënën pasi ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al Saud, shtypi spekulimet mbi një rritje të prodhimit. Nafta rritet pasi Biden dështon të sigurojë rritje të prodhimit saudit.

Ai tha se zyrtarët në një samit SHBA-Arab të shtunën nuk diskutuan naftën dhe se vendet e kartelit të naftës OPEC + do të vazhdojnë të vlerësojnë kushtet e tregut. Naeem Aslam, analisti kryesor i tregut në Avatrade, tha: “Mesazhi është se është OPEC+ ai që merr vendimin për furnizimin me naftë dhe karteli nuk është i interesuar në distancë për atë që Biden po përpiqet të arrijë. OPEC+ do të vzhdojë të kontrollojë furnizimin me naftë”.

Rritja e çmimit të naftës do të mbajë presionin tek pompat, ku drejtuesit e mjeteve janë përballur me çmime rekord të benzinës dhe të naftës. Çmimet janë rritur aq shumë sa qeveria i kërkoi Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregjeve të studionte tregun dhe gjetjet e tij fillestare ngritën shqetësime për marzhet e bëra nga rafineritë . Çmimet e naftës së papërpunuar Brent janë ulur që nga nivelet maksimale prej rreth 130 dollarësh në mars gjatë javëve të para të luftës në Ukrainë. Çmimet e naftës përfunduan javën e kaluar më të ulëta për të pestën javë radhazi. Shqetësimet mbi potencialin për një recesion global i kanë shtyrë investitorët të largohen nga tregjet e mallrave. Tregtarët e energjisë po vëzhgojnë gjithashtu nga afër çmimin e gazit në mes të një rënieje të furnizimeve në Evropë.

joe biden arabia saudite faisal bin farhan al-saud

Sondazh

Poll