Bota

“Çfarë po bëni? Është djalli”, Murgesha ndan dy modelet që po putheshin gjatë setit fotografik

Në spanjë një murgeshë ka ndaluar dy vajza të cilat po putheshin gjatë një seti fotografik.

18 Korrik 2022, 15:28 Nga s.s
“Çfarë po bëni? Është djalli”, Murgesha
Murgesha dhe dy modelet

SPANJË- Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Spanjë, ku dy modele të cilat kanë qenë pjesë e një seti fotografik kanë shkëmbyer një puthje.

Në atë moment puthjeje, një murgeshë ka ndërhyrë duke tentuar që t’i ndajë dy modelet.

"Çfarë po bëni, çfarë po bëni, është djalli!", tha murgesha. Ndërsa operatori i setit ka ndërhyrë shumë shpejt i cili tha: “Po punojmë”.

Pas përgjigje së operatorit të setit, murgesha është larguar e cila ka bërë shenjën e kryqit duke thënë: "Jezus, Jozef, Shën Ana dhe Maria!".

 

murgeshe spanje set fotografik

Sondazh

Poll