Bota

"Jemi vendi më i izoluar", Kurti publikon dy qëndrimet e fundit të KE-së për liberalizimin e vizave

Në një postim në Twitter, Kurti i publikoi dy qëndrimet e fundit të KE-së, atë të vitit 2016 dhe 2018 ku thuhej se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret pvr liberalizimin e vizave.

18 Korrik 2022, 11:40 Nga d.a.
"Jemi vendi më i izoluar", Kurti publikon dy qëndrimet e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka rikujtuar dhe njëherë se Komisioni Europian ka konstatuar dy herë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Në një postim në Twitter, Kurti i publikoi dy qëndrimet e fundit të KE-së, atë të vitit 2016 dhe 2018 ku thuhej se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret pvr liberalizimin e vizave.

“Sot mbushen 4 vjet kur Komisioni Europian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne jemi vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari”, shkroi Kurti.

Kryeministri tha se duhet të përmbushen shpresat e qytetarëve për liberalizimin e vizave me solidaritetin e BE-së.

Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, shkroi Kurti.

Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur kushtet të parapara me udhërrëfyes, por interpretimi i Francës, që kërkon më  shumë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është që kjo duhet të bëhet në plan afatgjatë. Franca dhe Holanda janë dy shtetet më skeptike për procesin e liberalizimit të vizave, përkundër vërejtjet që i ka shprehur Kosova se është shteti i vetëm në Europë që po izolohet padrejtësisht.

albin kurti liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll