Bota

Kroacia ka dy kushte për të lejuar Vuçiçin të vizitojë Jasenovacin

E para është që gjithçka të bihet dakord në nivel diplomatik dhe të njoftohet autoritetet përkatëse dhe e dyta është që vizita të mos bëhet para vjeshtës.

18 Korrik 2022, 12:02 Nga d.a.
Kroacia ka dy kushte për të lejuar Vuçiçin të
Vucic ne Kroaci

KROACI- Pas disa përplasjeve diplomatike ditën e djeshme mes Kroacisë dhe Serbisë pas lajmit se presidenti Vuçiç do të shkonte në Jasenovac në mvnyrë private.

Sipas mediave serbe, gjërat duket se janë sheshuar ditën e sotme pasi autoritetet kroate janë shprehur se ata nuk janë kundër vizitës së Vuçiçit në Jasenovac por duan që ajo të kalojë në mënyrë zyrtare dhe për këtë kanë vendosur dy kushte.

E para është që gjithçka të bihet dakord në nivel diplomatik dhe të njoftohet autoritetet përkatëse dhe e dyta është që vizita të mos bëhet para vjeshtës.

"Kroacia do të lejojë ardhjen e presidentit Aleksandër Vuçiç në Jasenovac, por kjo është një ngjarje që duhet të dakordohet përmes kanaleve diplomatike, gjë që nuk ishte kështu sepse Vuçiç vetëm e njoftoi Milorad Pupovac se ai dëshironte të shkonte në Pakrac dhe Jasenovac dhe nuk bëhet kështu. Nuk kemi asgjë kundër ardhjes së tij, por, e përsëris, është e nevojshme të bihet dakord se si do të duket, megjithatë, sigurisht që nuk do të ndodhë para vjeshtës”, konfirmoi një burim i afërt me qeverinë kroate.

Presidenti serb të dielën e 17 korrikut ka tentuar të hyjë në territorin ukrainas pa u konsultuar me autoritetet, qëllimin e kishte të shkonte në Jasenovac, një lokacion për të cilin Beogradi pretenedon se janë kryer krime ndaj serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

vucic ne kroaci

Sondazh

Poll