Bota

VD/ E rëndë në aeroportin e Las Vegasit, 2 avionë përplasen me njëri-tjetrin, katër të vdekur

Nuk dihet ende shkaku që çoi në përplasjen fatale  por raportet fillestare tregojnë se Piper PA-46 po përgatitej të ulej teksa u përplas me avionin Cessna 172.

18 Korrik 2022, 08:35 Nga e.k
VD/ E rëndë në aeroportin e Las Vegasit, 2 avionë
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Las Vegasit ku nga përplasje e dy avionëve kanë humbur jetën katër persona. Konkretisht, një avion Piper PA-46 me një motor dhe një Cessna 172 u përplasën mbi aeroportin e Las Vegasit të Veriut në rrethana ende të paqarta të dielën pasdite, shkruajnë mediat e huaja.

Nuk dihet ende shkaku që çoi në përplasjen fatale  por raportet fillestare tregojnë se Piper PA-46 po përgatitej të ulej teksa u përplas me avionin Cessna 172.

 Pamjet nga skena e tragjedisë tregojnë rrënojat e djegura të njërit prej dy avionëve.

las vegas

Sondazh

Poll