Bota

Nxirren trupat nga avioni i rrëzuar në Greqi, nis pastrimi i zonës nga mjetet luftarake

Njëkohësisht priten edhe rezultatet e kutisë së zezë, të cilat do të hedhin dritë mbi shkaqet e tragjedisë. Në Antifilipi, banorët ndihen më të qetë pasi nuk ka të dhëna për substanca toksike nga ngarkesa e avionit, të cilat mund të ndikojnë në jetën e tyre.

18 Korrik 2022, 08:42 Nga d.a.
Nxirren trupat nga avioni i rrëzuar në Greqi, nis pastrimi i
Rrezimi iavionit

GREQI- Pas nxjerrjes së tetë trupave nga rrënojat e avionit Antonov, mëngjesin e sotëm filloi grumbullimi i materialit luftarak, ndërsa në vendngjarje ndodhen ekipe ushtarake dhe piroteknikë, një proces që pritet të zgjasë disa ditë.

Sipas mediave vendase, njëkohësisht priten edhe rezultatet e kutisë së zezë, të cilat do të hedhin dritë mbi shkaqet e tragjedisë. Në Antifilipi, banorët ndihen më të qetë pasi nuk ka të dhëna për substanca toksike nga ngarkesa e avionit, të cilat mund të ndikojnë në jetën e tyre.

Na dukej si bombë bërthamore”-tha Paschalis Liontas, banor i fshatit, ka parë me sytë e tij avionin në momentin e rrëzimit fatal, pasi shtëpia e tij është shumë afër vendit të ngjarjes. Ai ka përshkruar ato minuta dramatike.

Në fillim na ka zënë paniku, tani jemi qetësuar, zemrat tona janë kthyer në vendin e tyre. Avioni ishte në flakë, zbriti poshtë, u tërhoq zvarrë rreth 200 metra dhe më pas pati një shpërthim të madh. Nuk e kuptuam se çfarë ndodhi, dukej si një bombë bërthamore”, tha ai.

Menjëherë Liontas ka lajmëruar policinë, ndërsa banorët e Antifilipisë kanë dalë në sheshin e fshatit për t'u informuar nga bashkia. Siç tha ai, Antifilipi ende nuk është rikthyer me energji elektrike.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha se ngarkesa kishte raketa ndezëse, duke shpjeguar se ato përmbajnë fosfor dhe pas një shpërthimi mund të japë dioksid fosfori, i cili duket si pluhur i bardhë.

Ndonëse nuk ka indikacione për toksicitet të fortë në zonë, ajo që e shqetëson është ekzistenca e raketave të avionëve metalikë dhe plastikë që digjen, të cilat nga ana e tyre lëshojnë substanca toksike.

Avioni i mallrave, i cili ishte ukrainas dhe i përkiste kompanisë Meridian, ishte nisur të shtunvn nga qyteti i Nishit të Serbisë, me destinacion Bangladeshin. Gjatë fluturimit, megjithatë, ai pësoi një defekt mekanik dhe piloti donte të bënte një ulje emergjente, por nuk mundi. Konkretisht, në komunikimin e tij me Kullën e Kontrollit, piloti bëri me dije se po përballej me një problem, si dhe se zjarri në motorin e avionit po krijonte probleme të tjera dhe deklaroi se do të tentonte të ulej në Kavallë. Pak minuta më vonë ai u rrëzua dhe mori flakë duke lënë të vdekur të 8 anëtarët e ekuipazhit.

paschalis liontas rrezohet avioni ne greqi

Sondazh

Poll