Bota

Firmosja e protokollit, Mickoski: VMRO-DPMNE do të mbajë referendum kundër “bullgarizimit dhe asimilimit”

Sipas Mickoskit, ky referendum do të mbahet “për të rrëzuar bullgarizimin dhe asimilimin” e popullit maqedonas pas miratimit të propozimit francez dhe nënshkrimit të protokollit.

18 Korrik 2022, 09:00 Nga d.a.
Firmosja e protokollit, Mickoski: VMRO-DPMNE do të mbajë referendum
Hristijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, i cili ka shprehur hapur qëndrimin kundër propozimit francez, ka paralajmëruar se do të mbledhë firmat për të mbajtur një referendum.

Sipas Mickoskit, ky referendum do të mbahet “për të rrëzuar bullgarizimin dhe asimilimin” e popullit maqedonas pas miratimit të propozimit francez dhe nënshkrimit të protokollit.

Ne vazhdojmë të luftojmë, nuk ka të ndalur. Periudha që na pret, praktikisht këto dy javë, planifikoj të dal me një propozim para kryesisë së partisë për të shqyrtuar mundësinë e një deklarate për referendum duke mbledhur 150.000 nënshkrime”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se qytetarët duhet të dalin në referendum dhe të deklarohen nëse e mbështesin apo jo kapitullimin e Qeverisë.

Dhe vlerësoj që qytetarët duhet të japin mendimin e tyre, gjegjësisht të dalin në referendum dhe të thonë nëse janë PËR apo JO PËR këto ndryshime që i nënshkroi Qeveria pas këtij nokauti diplomatik dhe kapitullimit. Por fillimisht të dalim parti me qëndrim, pastaj opinioni do të ketë më shumë detaje”, -shtoi Mickoski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër politikave të këqija të qeverisë. Fakti që Osmani e ka nënshkruar sot nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund.

hristijan mickoski vmro-dpmne kunder propozimit francez

Sondazh

Poll