Politike

Video e Vulin me emigrantët në Suboticë, Berisha: Sjellje raciste dhe pamje tronditëse

Në një postim në Facebook Berisha është shprehur se kjo është një sjellje raciste ndaj emigrantëve dhe i konsideroi ato pamje tronditëse.

18 Korrik 2022, 08:02 Nga d.a.
Video e Vulin me emigrantët në Suboticë, Berisha: Sjellje
Vulin ne kampin e emigranteve

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të pamjeve të ministrit të brendshëm serb Aleksandër Vulin gjatë një aksioni për kapjen e emigrantëve ku shihet sjellja ç'njerëzore ndaj tyre.

Në një postim në Facebook Berisha është shprehur se kjo është një sjellje raciste ndaj emigrantëve dhe i konsideroi ato pamje tronditëse.

"Sjellje raciste e ministrit të Brendshëm të Serbisë Vulin ndaj emigrantëve në kufi! Pamjet tronditëse të ultra-nacionalistit Vulin me emigrantët në kufi shkaktojnë zemërim publik. Ministri i Brendshëm i Serbisë mori pjesë në një aksion në Suboticë kundër emigrantëve, ndërsa në video shihet trajtimi tejet çnjerëzor ndaj tyre. Ky veprim i tij është kritikuar me të madhe nga opinioni publik."- shkroi Berisha.

Ditën e djeshme u publikua një video e Vulin i cili vizitonte zonën e Suboticës pas një aksioni për “ndalimin e kundërvajtjeve të kryera nga emigrantët”, i cili u krye nga një grup operativ me urdhër të tij. Por ajo që mori vëmendjen ishte trajtimi çnjerëzor i tyre pasi shihen të gjithë të gjunjëzuar mbi njëri-tjetrin dhe me duart e lidhura pas.

aleksander vulin sali berisha emigrantet ne serbi

Sondazh

Poll