Politike

Nënshkrimi i protokollit, Varheleyi: Hapët rrugën për nisjen e negociatave të Shqipërisë dhe RMV-së

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka përshëndetur nënshkrimin e Protokollit Bilateral të duke thënë se kjo i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në.

17 Korrik 2022, 14:22 Nga d.a.
Nënshkrimi i protokollit, Varheleyi: Hapët rrugën për nisjen
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Pas votimit të propozimit francez dje në parlamentin maqedonas, Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan sot në Sofje protokollin e dytë bilateral që parasheh procedurat dhe dinamikën e tejkalimit të dallimeve mes Sofjes dhe Shkupit.

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka përshëndetur nënshkrimin e Protokollit Bilateral të duke thënë se kjo i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën #CZPRES për të mbledhur Konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara!”, shkruan komisioneri i BE.

Nënshkrimi i protokollit me Bullgarinë vjen pas miratimit të suksesshëm në Kuvend dhe Qeveri të propozimit të presidencës franceze për zhbllokim të negociatave. Propozimi francez u miratua me 68 vota të pro të maxhorancës, ndërsa opozita maqedonase u largua nga Parlamenti para se të niste votimi.

olivér várhelyi negociatat me be 2022

Sondazh

Poll