Politike

Masakra në Fushë Krujë, Berisha: Rendi dhe siguria në duart e mafies

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se rendi dhe siguria në vend kanë rënë në duar të mafias.

17 Korrik 2022, 18:55 Nga I.A
Masakra në Fushë Krujë, Berisha: Rendi dhe siguria në
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me masakrën që tronditi sot Fushë Krujën. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se rendi dhe siguria në vend kanë rënë në duar të mafias. Po ashtu ai ka theksuar se vrasësit janë larguar me ose pa ndihmën e policisë nga vendngjarja. 

Postimi i Plotë:

Rendi dhe siguria në duart e mafies. Krim horror, ekzekutim mafioz ditën për drekë i tre personave në mes të Fushë Krujës, dy prej të cilëve janë djegur në makinë. Policia ndiqte nga afër ngjarjen, duke vendosur gjoba disa metra më tutje. Sipas policisë, vrasësit largohen si gjithnjë në drejtim të paditur, me ose pa ndihmën e saj.
*Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Sipas deshmitareve qe kane pa TMERR me sy thone se;autoret kane qelluar me bresheri te dy automatikeve ne ecje paralel te makinave duke i lene te vdekur ne vend shoferin dhe posagjerin,pasi jane larguar per disa metra kane pa nga pasqyra qe nje person i tret doli nga makina e viktimave,atehere jane kthyer serish dhe e kane qelluar edhe personin e 3 per vdekje,dhe aty kane djegur edhe makinen,ndersa policia e rilindjes ka qene disa metra me tutje duke soditur krimin dhe gjobitur qytetaret! Nuk dihet roli i saj ne kete masaker por vendi i zgjedhur nga vrasesit flet vet. Viktimat e krimit horror jane D. Vata, B. Martini, B. Hoxha.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

sali berisha masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll