Politike

Masakra në Fushë Krujë, opozita reagon menjëherë: Shteti i është dorëzuar krimit, bandat kontrollojnë Ramën

Enkelejd Alibeaj shkruan se atentati i ndodhur pasditen e sotme është prova e radhës së shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave.

17 Korrik 2022, 16:01 Nga k.m.
Masakra në Fushë Krujë, opozita reagon menjëherë:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e 3-fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Përmes një postimi në “Facebook”, Alibeaj shkruan se atentati i ndodhur pasditen e sotme është prova e radhës së shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave. Madje shkruan se bandat sot sfidojnë hapur shtetin duke ushtruar terror. 

Enkelejd Alibeaj: Vrasja e trefishtë në mes të rrugës nacionale në Fushë-Krujë, është prova e rradhës se shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave të cilat janë sponsorizueset më të mëdha të pushtetit të Rilindjes që me armë e para të pista blenë e grabitën votat e shqiptarëve. Asnjë justifikim i asnjë ministri nuk vlen sot përballë pasigurisë së jetës së shqiptarëve. Bandat sot sfidojne haptas atë që mund të konsiderohet shtet, nuk njohin pushtetin e policisë duke e shndërruar Shqipërinë një vend nën pushtetin e terrorit kriminal. Shqiptarët e kanë të qartë se kjo qeveri jo vetëm është përgjegjëse për llumin kriminal ku është zhytur vendi, sikundër segmente të saj janë bashkëpunëtore të afërta me bandat kriminale. Pas çdo skandali të kësaj qeverie fshihet nje bandit që është pasuruar me fonde publike. Pas çdo procesi elektoral fshihen banda që kanë blerë vota për llogari të Edi Ramës. Kjo situatë e rënduar por dhe e denoncuar rast pas rasti nga PD kërkon hetim të plotë dhe të thelluar të çdo krimi si i sotmi. Nuk duhet shumë për të kuptuar se tentakulat e pushtetit janë sot të shtrira në çdo ngjarje kriminale. Sikundër largimi i Edi Ramës që erdhi në pushtet dhe e mban atë me bandat është rruga e vetme për të shpëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë nga kriminalizimi.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

enkelejd alibeaj masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll