Politike

Sulmi kibernetik në e-Albania dhe faqet qeveritare/ Kryeministria: Vjen nga jashtë, s'ka ndodhur kurrë më parë

Ndërsa ndër të tjera bëhet me dije se sulmi vjen nga jashtë vendit, e nga institucionet përkatëse po punohet për të penguar cënimin e sistemit të informacionit.

17 Korrik 2022, 12:46 Nga k.m.
Sulmi kibernetik në e-Albania dhe faqet qeveritare/ Kryeministria: Vjen nga
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeministria ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike online dhe faqeve qeveritare duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ndërsa ndër të tjera bëhet me dije se sulmi vjen nga jashtë vendit, e nga institucionet përkatëse po punohet për të penguar cënimin e sistemit të informacionit.

"Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë. Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare. Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal,"-shkruhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndër të tjera, AKSHI i kërkon qytetarëve, mediave, bizneseve dhe gjithë aktorëve e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

 

 

hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll