Bota

Vala e të nxehtit 'pushton' Evropën, përhapja e zjarreve në Mesdhe rrit evakuuimet e njerëzve

Në Spanjën jugore, më shumë se 3,200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas, megjithëse më vonë disa mundën të ktheheshin.

17 Korrik 2022, 18:21 Nga I.A
Vala e të nxehtit 'pushton' Evropën, përhapja e
Zjarret

FRANCË- Franca ka evakuuar më shumë se 14,000 njerëz të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim, pasi zjarret u përhapën edhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi. BBC shkruan se autoritetet në Gironde të Francës, një rajon i njohur turistik, kanë evakuuar rojet nga kampingjet - turistët u larguan më herët. Zjarret janë përhapur në zonat Teste-de-Buch dhe Landiras. Në Spanjën jugore, më shumë se 3,200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas, megjithëse më vonë disa mundën të ktheheshin. Zjarret e Portugalisë janë vënë nën kontroll për momentin.

Megjithatë, qeveria portugeze thotë se 659 njerëz kanë vdekur - kryesisht të moshuar - nga të nxehtit gjatë javës së kaluar.
Zjarret e Mijas në Spanjë janë jo shumë larg nga Málaga, një zonë e njohur turistike. Diku tjetër në Spanjë, zjarret kanë shpërthyer në provincat Castilla y León, Galicia dhe Extremadura. Në të gjithë Mesdheun, nga Maroku në perëndim deri në Kretë në lindje, mijëra zjarrfikës dhe shumë avionë bombardues me ujë janë vendosur. Që nga e marta, i gjithë rajoni është zhytur në vapë të fortë, duke e lënë bimësinë të thatë.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha në emetimet e karbonit. Shërbimi francez i motit ka parashikuar temperatura deri në 41C (106F) në jug të vendit të dielën dhe rekorde të reja të nxehtësisë parashikohen për të hënën. Në Portugali, temperatura kohët e fundit arriti në 47C. Në Mbretërinë e Bashkuar ka një paralajmërim qelibar për nxehtësi ekstreme, pasi vendi po përgatitet për temperatura rekord të hënën dhe të martën, ndoshta duke arritur në 41 gradë Celsius në disa pjesë.

zjarret ne evrope

Sondazh

Poll