Aktualitet

FOTOLAJM/ Masakra në Fushë Krujë, momenti kur merret makina e shkrumbuar me karrotrec 

Në foto shihet makina e hipur dhe lidhur në karrotrec, ndërkohë që duket që makinës i ka mbetur vetëm struktura pasi pjesa tjetër është e shkrumbuar komplet. 

17 Korrik 2022, 18:45 Nga I.A
FOTOLAJM/ Masakra në Fushë Krujë, momenti kur merret makina e
Makina

FUSHË KRUJË-  Fotoja e mëposhtme e siguruar nga Dosja.al, tregon momentin që karrotreci ka marrë makinën e shkrumbuar të viktimave sot në Fushë Krujë. Në foto shihet makina e hipur dhe lidhur në karrotrec, ndërkohë që duket që makinës i ka mbetur vetëm struktura pasi pjesa tjetër është e shkrumbuar komplet. 

FOTOLAJM/ Masakra në Fushë Krujë, momenti kur merret makina e
makina

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll