Aktualitet

Rrezikon të mbytet 15-vjeçari në plazhin e Tales, i bie të fikët në det

Mësohet se një 15-vjeçar, teksa po lahej në det, i ka rënë të fikët për shkak të problemeve shëndetësore.

17 Korrik 2022, 17:43 Nga I.A
Rrezikon të mbytet 15-vjeçari në plazhin e Tales, i bie të
Foto Ilustruese

TALE- Një adoleshent ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Tales pasditen e sotme. Mësohet se një 15-vjeçar, teksa po lahej në det, i ka rënë të fikët për shkak të problemeve shëndetësore. 

Menjëherë kanë ardhur në ndihmë pushuesit aty pranë, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë mundur ta nxjerrin të riun në bregdet. Më pas është lajmëruar ambulanca, të cilin e ka çuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

plazhi i tales rrezikon te mbytet nje 15-vjeçar

Sondazh

Poll