Aktualitet

Masakra në Fushë Krujë! Targa e mjetit të atentatorëve e vjedhur në Tiranë, atentati ishte planifikuar prej kohësh

Targa e mjetit del e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit, por nuk është bërë me dije numri i saj dhe kujt i është marrë. Por lë të kuptohet që atentati ka qenë i mirëmenduar. 

17 Korrik 2022, 18:40 Nga k.m.
Masakra në Fushë Krujë! Targa e mjetit të atentatorëve
Pamje nga vendi i ngjarjes

FUSHË KRUJË- Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët, janë gjetur në brendësi të makinës tre armë zjarri automatike. Targa e mjetit del e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit, por nuk është bërë me dije numri i saj dhe kujt i është marrë. Por lë të kuptohet që atentati ka qenë i mirëmenduar. 

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.a

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll