Aktualitet

VIDEOLAJM/ Momenti kur mjeti i viktimave në Fushë Krujë shpërthen gjatë djegies, dëgjohet KUDO

Në mjetin e viktimave tip Volkswagen u gjet edhe një pistoletë, çka shpjegon shpërthimin e makinës në vendin e ngjarjes.

17 Korrik 2022, 18:49 Nga k.m.
VIDEOLAJM/ Momenti kur mjeti i viktimave në Fushë Krujë
Pamje nga vendi i ngjarjes

FUSHË KRUJË- Del momenti kur mjeti i viktimave në Fushë Krujë shpërthen gjatë djegies. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, teksa digjej, në një moment makina edhe ka shpërthyer. Kjo pasi në mjetin e viktimave tip Volkswagen u gjet edhe një pistoletë, çka shpjegon shpërthimin e makinës në vendin e ngjarjes.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll