Bota

Kriza politike e Sri Lankës vazhdon, Ranil Wickremesinghe kërkon të jetë president

Kriza politike e Sri Lankës do të vazhdojë përsëri këtë javë pasi partia në pushtet vendosi të emërojë kryeministrin, Ranil Wickremesinghe, si kandidatin e saj për të qenë presidenti i ardhshëm.

17 Korrik 2022, 08:21 Nga s.s
Kriza politike e Sri Lankës vazhdon, Ranil Wickremesinghe kërkon
Ranil Wickremesinghe

SRI LANKA- Kriza politike e Sri Lankës duket se do të vazhdojë këtë javë pasi partia në pushtet vendosi të emërojë kryeministrin, Ranil Wickremesinghe, si kandidatin e saj për të qenë presidenti i ardhshëm. Pas largimit të presidentit të Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka filluar fushata se kush do të marrë pushtetin ekzekutiv në një kohë kur vendi po përballet me disa nga trazirat më të këqija ekonomike dhe politike që nga pavarësia.

Shumë njerëz janë të mendimit se largimi i Rajapaksa nga pishteti ishte vetëm hapi i parë për revolucionarizimin e politikës në Sri Lanka. Të premten, kryeministri Wickremesinghe u emërua president i përkohshëm derisa parlamenti të mblidhet javën e ardhshme për të votuar se kush do ta marrë zyrtarisht këtë rol. Njoftimi u prit me zemërim dhe zhgënjim në rrugët e Colombo nga njerëzit. Wickremesinghe, i cili tani ka qenë gjashtë herë kryeministër, akuzohet se ka mbrojtur dhe mbështetur dinastinë e familjes Rajapaksa për vite me radhë, duke i mbrojtur nga akuzat për korrupsion dhe duke mundësuar rikthimin e tyre në pushtet, raporton The Guardian.

Vendimi i tij për të rënë dakord për t'u bërë kryeministër i përkohshëm dy muaj më parë u pa nga shumë njerëz si arsyeja pse Rajapaksa qëndroi në pushtet për javë më shumë se sa do të kishte ndryshe. Ai do të jetë kandidati për partinë në pushtet të Rajapaksas, Sri Lanka Podujana Peramuna (SLPP), e cila ka ende numrin më të madh të vendeve në parlament. Ai ka një shans të lartë për t'u zgjedhur pas votimit nga deputetët në parlament të planifikuar për të martën ose të mërkurën e ardhshme.

Emërimi i Wickremesinghe madje dukej se shkaktoi ndarje me SLPP. Kryetari i partisë, GL Peiris, i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të partisë duke shprehur "habi dhe mosbesim total" ndaj deklaratës se do të mbështeste Wickremesinghe si kandidatin e saj presidencial. Parlamenti u mblodh shkurtimisht të shtunën, u lexua një shënim nga Rajapaksa të cilat ishin fjalët e para të dëgjuara publikisht prej tij që kur ai u largua në Maldive dhe në Singapor, ku ai qëndron. "Kam dhënë maksimumin tim për vendin. Edhe në të ardhmen do të kontribuoj për vendin”, thuhej në letrën e Rajapaksa.

sri lanka protesta ne sri lanka

Sondazh

Poll