Bota

Kufjet Airpods e tradhtojnë pas disa muajsh, arrestohet për vjedhje 49-vjeçari shqiptar

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia Italiane për vjedhjen e disa sendeve në shtëpinë e një shtetasi Italian.

17 Korrik 2022, 08:16 Nga s.s
Kufjet Airpods e tradhtojnë pas disa muajsh, arrestohet për vjedhje
Kufje Airpods

ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar me akuza të shumta të cilit nuk i është bërë ende i ditur identiteti, është arrestuar në Itali për vjedhje.

Ai u gjurmua falë vendodhjes së kufjeve ‘Airpods’ që kishte vjedhur disa muaj më parë në veri të Napolit, Itali.

Sipas raportimeve të policisë, 49-vjeçari natën e 31 marsit kishte vjedhur në një apartament ku pronari ishte në gjumë në Rotondi, Itali, kufjet apple, një robot ‘Thermomix’, 170 euro dhe disa sende të tjera.

Prezencën e hajdutit në shtëpi e ka vënë re pronari vetë duke e mbyllur në dhomën e gjumit, por hajduti ka arritur të arratiset duke marrë në zotërim edhe çelësat e makinës së pronarit, të gjurmueshme nga një pajisje tjetër Apple, AirTag.

Hetuesit e Policisë së Shtetit, falë një aplikacioni specifik të quajtur “Ku është”, janë nisur në gjurmët e hajdutit dhe pas sinjalizimit kanë mbërritur për identifikimin e tij. Gjyqtari hetues i Italisë ka urdhëruar arrestimin me burg për shqiptarin e shoqëruar në burgun Bellizzi.

arrestohet shqiptari ne itali itali apple airpods

Sondazh

Poll