Bota

Miratimi i propozimit francez, Osmani: Sot nënshkruajmë protokollin me Bullgarinë

Osmani ka njoftuar se sot në orën 9 të mengjesit do të nenshkruhet protokolli mes RMV dhe Bullgarisë, ndërsa të martën në Bruksel do organizohet konferenca e parë ndërqeveritare.

17 Korrik 2022, 07:44 Nga d.a.
Miratimi i propozimit francez, Osmani: Sot nënshkruajmë protokollin me
Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, pas miratimit të propozimit francez në seancën e djeshme të Kuvendit, ka dalë në një konferencë për shtyp me gazetarët ku theksoi se ndryshimet kushtetuese janë kusht prej BE-së dhe jo prej Bullgarisë.

Pa ndryshimin e kushtetutes nuk do të ketë konferencë të dytë ndërqeveritare. Besoj se do te arrijmë ti bëjmë ndryshimet kushtetuese”, ka nënvizuar Osmani.

Më tej Osmani ka njoftuar se sot në orën 9 të mengjesit do të nenshkruhet protokolli mes RMV dhe Bullgarisë, ndërsa të martën në Bruksel do organizohet konferenca e parë ndërqeveritare.

Ditën e djeshme parlamenti maqedonas ka miratuar propozimin francez mes debateve dhe tensioneve me opozitën pas tre ditë diskutimesh. Ky miratim i hap rrugën drejt proceseve të integrimit të RMV-së dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Europian pas gati 2 vite bllokim nga veto bullgare. Sipas njoftimit të presidentes së BE-së Ursula von der Leyen pas këtij miratimi të martën do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Shqipërisë dhe RMV-së me BE-në.

bujar osmani miratohet propozimi francez integrimi ne be

Sondazh

Poll