Bota

350£-nata! Britaniku humb jetën në hotel, partnerja rëndë. Policia italiane: Një lojë erotike shkoi keq

Paramedikët vrapuan për në hotel dhe gruaja u dërgua në spitalin Careggi të qytetit, ku u tha se ishte në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Çifti kishte mbërritur në hotel vetëm të premten mbrëma, ndërsa alarmi u dha herët në mëngjesin e të shtunës.

16 Korrik 2022, 17:44 Nga k.m.
350£-nata! Britaniku humb jetën në hotel, partnerja
Pamje nga Firence

BRITANI E MADHE- Një burrë britanik është gjetur i vdekur, ndërsa një grua është gjetur e plagosur rëndë në një hotel italian, pasi loja e tyre erotike shkoi keq. Burri 40-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet i vdekur në dhomën e tij pranë gruas, e cila u gjet e mbuluar me të prera dhe mavijosje. Stafi në Hotel Continentale me katër yje, i vendosur në qytetin e Firences, thirri policinë pasi gruaja i kërkoi ndihmë.

Paramedikët vrapuan për në hotel dhe gruaja u dërgua në spitalin Careggi të qytetit, ku u tha se ishte në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Çifti kishte mbërritur në hotel vetëm të premten mbrëma, ndërsa alarmi u dha herët në mëngjesin e të shtunës.

Një burim nga Policia tha për MailOnline: Çifti janë dy britanikë dhe për momentin ne kemi dy teori, një lojë erotike që shkoi keq ose një lloj debati që kanë pasur të dy. Burri u gjet me një sërë prerjesh, mavijosjesh dhe lëndimesh të tjera në trupin e tij dhe po ashtu edhe gruaja, megjithëse ajo ishte lënduar më rëndë se burri, duket se 40-vjeçar ishte asfikstuar.

Hoteli prej 350 paundësh përshkruhet si "elegant" me 4 yje, ka një bar dhe spa dhe është i preferuar për çiftet që vizitojnë Italinë gjatë muajit të mjaltit.

hotel continentale firence

Sondazh

Poll