Aktualitet

Detaje nga hetimi i SPAK/ Të përfshirë në rrjetin e spiunazhit iranian ka dhe shqiptarë

Po ashtu në dosje bëhet me dije se një nga shoqatat e krijuara në vend që drejtohej nga iraniani Hasan Heyrani, është themeluar nga një shqiptar. 

16 Korrik 2022, 16:42 Nga I.A
Detaje nga hetimi i SPAK/ Të përfshirë në rrjetin e
SPAK

TIRANË- Disa detaje të reja kanë dalë rë pah nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me ish-anëtarët e MEK, të cilët dyshohen për spiunazh në kërkesë të Iranit në vendin tonë. Bëhet me dije se mes Muxhahedinnëve ka të përfshirë dhe shqiptarë. Po ashtu në dosje bëhet me dije se një nga shoqatat e krijuara në vend që drejtohej nga iraniani Hasan Heyrani, është themeluar nga një shqiptar. 

Shoqata e quajtur “ASILA”, krijuar rreth një vit e gjysmë më parë, ndodhet në katin e tretë të një vile, përballë  shkollës “Gjon Buzuku”, në kryeqytet. Burime nga SPAK bëjnë me dije se shoqata ështe sekuestruar, të pakten deri në përfundim të hetimeve. Po ashtu mësohet se personat që janë vënë në hetim kanë qenë të rekrutuar nga Ministria e Brendshme e Iranit. 

spiunet e mek hasan heyrani

Sondazh

Poll