Aktualitet

Nëna denoncon zhdukjen e djalit 23-vjeçar në Tiranë, ja çfarë dyshohet

23-vjeçari, i identifikuar me iniciale R.K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor nuk është kthyer nëbanesë prej ditësh.

16 Korrik 2022, 16:45 Nga k.m.
Nëna denoncon zhdukjen e djalit 23-vjeçar në Tiranë, ja
Foto ilustruese

TIRANË- Një 55-vjeçare, e identifikuar me inicialet Gj.L ka bërë denoncim në komisariatin nr.3 të Tiranës për zhdukjen e djalit të saj. 23-vjeçari, i identifikuar me iniciale R.K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor nuk është kthyer nëbanesë prej ditësh.

Njoftimi i Plotë:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja Gj. L., 55 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi R. K., 23 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll