Aktualitet

Makina del nga rruga në Maliq, plagoset pasagjerja, shoqërohet në Komisariat drejtuesi i mjetit

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kolanec të Korçës, ku dyshohet se drejtuesi i mjetit, që është shoqëruar në komisariat ka humbur kontrollin e mjetit.

16 Korrik 2022, 16:39 Nga k.m.
Makina del nga rruga në Maliq, plagoset pasagjerja, shoqërohet në
Pamje nga aksidenti

KORÇË- Një vajzë është plagosur pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kolanec të Korçës, ku dyshohet se drejtuesi i mjetit, që është shoqëruar në komisariat ka humbur kontrollin e mjetit.

“Më datë 16.07.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Kolanec, Maliq, shtetasi Sh. Xh., 38 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasja V. T., pasagjere në mjet, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga,”-njofton Policia.

Si pasojë e aksidentit është lënduar një vajzë që ishte pasagjere në makinë, ndërsa Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

korçë aksident në korçë

Sondazh

Poll