Art&Argëtim

Era Istrefi zbulon prapaskenat si u bë pjesë e Fifa World Cup dhe si ishte bashkëpunimi me Will Smith

E ftuar në emisionin 'Më lër të flas' në Top Channel, Era tregon se si u përzgjodh mes 30 këngëtarja për të kënduar “Live It Up”.

15 Korrik 2022, 23:00 Nga I.A
Era Istrefi zbulon prapaskenat si u bë pjesë e Fifa World Cup dhe si
Era Istrefi

TIRANË- Këngëtarja Era Istrefi kujtoi një nga momentet më kulminante në karrierën, kur në vitin 2018, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam kënduan himnin e “FIFA World Cup”.

“Jam shumë, shumë e nderuar që jam shqiptarja e parë që kam bërë histori me ëorld Cup 2018. Për mua, është shumë ‘big’. Jam kënaqur pafund”, tha artistja.

E ftuar në emisionin 'Më lër të flas' në Top Channel, Era tregon se si u përzgjodh mes 30 këngëtarja për të kënduar “Live It Up”.

“Jam përzgjedhur mes 30 këngëtarëve, do zgjidhej një këngëtar që këndon atë këngë më së miri. Mund ta marrësh me mend sa jam gëzuara kur më ka zgjedhur mua. Kur më kanë thirrur në fillim dhe më kanë thën a do të bësh pjesë e ëorld Cup, kam thënë si nuk po dua. Por më thanë mos u gëzo shumë se është një konkurrim me shumë konkurrentë. Unë dhashë maksimumin e talentit, energjisë, krejt çfarë pata. Kam punuar për 12 oerë dhe e manifestoja, e besoja dhe ndodhi”.

Por, çfarë mendoi kur mori vesh që ishte ajo e përzgjedhura?

“Nuk mendova me ego, mendova me ndjenjën time më të mirë, më të thellë, që kam brenda, kur më realizohet një ëndërr e pakapshme”, tha Era.

era istrefi will smith nicky jam

Sondazh

Poll