Aktualitet

Harxhoi ujin pa kriter, kapet 'mat' shqiptari në Itali, i gjenden kanabis dhe marihuanë

42-vjeçari u kap nga forcat e policisë dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale bvimët kanabis si dhe 20 kg marihuanë të cilën dhe e kishte ambalazhuer dhe ëbrë gati për shitje si dhe 2 çadra kampingu. 

16 Korrik 2022, 08:32 Nga e.k
Harxhoi ujin pa kriter, kapet 'mat' shqiptari në Itali, i gjenden
Droga e sekuestruar

ITALI- Harxhimi pa kriter i ujit në këtë kohe thatësire për disa rajone të Italisë kapi 'mat' shqiptarin, i cili kishte mbjellë 280 bimë kanabisi në pjesën e pasme të një shtëpie të braktisur në zonën e Agognate-s. Ai kishte shtrirë tubin me të cilin dhe merrte ujin nën autostradën Milano-Torino e që vazhdonte më tej deri në shtëpinë e brakrisur të cilën ai e përdorte për mbjelljen e bimës.

42-vjeçari u kap nga forcat e policisë dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale bimët kanabis si dhe 20 kg marihuanë të cilën dhe e kishte ambalazhuer dhe bërë gati për shitje si dhe 2 çadra kampingu. 

Në kërkim nga Policia është shpallur dhe një person tjetër pasi sipas mediave italiane 42-vjeçari ishte ai që kujdesej për bimët dhe kultivimin e tyre ndërkohë që pronar i parceles mund të jetë një tjetër për të cilin Policia thotë se po punon për identifikimin e tij.

 

 

itali policia italiane

Sondazh

Poll