Aktualitet

Të shtëna me armë në Athinë, plagoset një shqiptar, dyshohet për larje hesapesh për drogë

Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 22:00 në zonën e Metaxourgeio, në rrugën 6 Chios në Athinë ku ka mbetur i lënduar shqiptari.

16 Korrik 2022, 07:36 Nga d.a.
Të shtëna me armë në Athinë, plagoset një
Policia greke

GREQI- Të shtënat me armë zjarri kanë krijuar panik mbrëmjen e djeshme në Athinë ku për pasojë ka mbetur i palgosur një shtetas shqiptar.

Sipas mediave vendase, të shtënat janë dëgjuar rreth orës 22:00 në zonën e Metaxourgeio, në rrugën 6 Chios në Athinë ku ka mbetur i lënduar shqiptari.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri është qëlluar me plumb në bark dhe në këmbë, ndërsa organet e Sigurimit do të hetojnë shkaqet e sherrit, me të dhënat e para që flasin edhe për mundësi larje hesapes, ndoshta edhe për drogë.

Shqiptari i plagosur u dërgua menjëherë në spitalin e Kryqit të Kuq ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

policia greke plagoset shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll