Bota

Protestat për propozimin francez, prokuroria: Biznesmeni shqiptar nuk ka gjuajtur me armë

Ina Online shkruan se sipas njoftimit të prokurorisë në lidhje me ngjarjen në ditën e protestës, rezulton se Kola nuk ka gjuajtur me armë zjarri.

15 Korrik 2022, 19:21 Nga I.A
Protestat për propozimin francez, prokuroria: Biznesmeni shqiptar nuk ka
Isuf Koka

SHKUP- Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dal me të dhëna të reja lidhur me incidentin afër sheshit Skënderbej disa ditë më parë ku ishte përfshirë edhe biznesmeni Isuf Koka. Ina Online shkruan se sipas njoftimit të prokurorisë në lidhje me ngjarjen në ditën e protestës, rezulton se Kola nuk ka gjuajtur me armë zjarri.

“Më 6 korrik, kur turma e pjesëmarrësve në një tubim publik iu afrua sheshit Skënderbej në Shkup, i dyshuari ishte pjesë e një grupi qytetarësh në shesh, të cilët u grindën dhe i hodhën sende njëri-tjetrit me pjesëmarrësit e protestës. Në atë moment i dyshuari ka nxjerrë një pistoletë për sinjalizim të markës “EKOL Aras Magnum” dhe ka shtënë një plumb në ajër. Me ekspertizë është konstatuar se bëhet fjalë për armë në të cilën pjesa e brendshme e tytës është bërë me pengesë që e bën të pamundur shkrepjen e predhës nga municioni i armës së zjarrit, pra arma nuk është armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Protestat kanë nisur në Maqedoninë e Veriut kur erdhi propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarisë e cila ka bllokuar dhe rrugëtimin e saj dhe të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ato janë thirrur nga opozita, e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja e cila ka shprehur hapur qëndrimin kundër këtij propozimi pasi sipas saj përdhos gjuhën dhe identitetin maqedonas. Në 9 ditë protesta janë lënduar 54 policë.

isuf koka protesta ne shkup

Sondazh

Poll