Bota

Festimet me fishekzjarre në Francë, humbin jetën vëlla e motër, plagosen 6 të tjerë

Leparisien shkruan se hetimi, i hapur për vrasje nga pakujdesia, do të përcaktojë rrethanat e sakta të aksidentit, i cili ndodhi pak pas orës 23:00.

15 Korrik 2022, 18:57 Nga I.A
Festimet me fishekzjarre në Francë, humbin jetën vëlla e
Pamje nga fishekzjarret

FRANCË- Një djalë 7-vjeçar dhe motra e tij 24-vjeçare u vranë në një incident dramatik gjatë shfaqjes së fishekzjarreve të 14 korrikut të enjten në Cholet të Francës, i cili la gjithashtu 6 të plagosur. Leparisien shkruan se hetimi, i hapur për vrasje nga pakujdesia, do të përcaktojë rrethanat e sakta të aksidentit, i cili ndodhi pak pas orës 23:00.

Vëllai dhe motra morën pjesë në fishekzjarrë me anëtarët e tjerë të familjes së tyre nga Maine-et-Loire. Djali i vogël humbi jetën në vend ndërkohë që vajza e re do pësoi një atak kardiak. Gjashtë spektatorë të tjerë, mes tyre edhe prindërit e dy viktimave në gjendje shoku, kanë mbetur të plagosur lehtë. Ata u shtruan në spital në urgjencë relative, sipas shërbimit të departamentit të zjarrfikësve dhe shpëtimit (Sdis) të Maine-et-Loire. 

humbin jeten vella e moter ne france

Sondazh

Poll