Bota

EMRI/ Sherri për shezlogët në Shëngjin, arrestohet personi që plagosi me lopatë 48-vjeçarin

Mësohet se Deda është arrestuar pasi 1 muaj më parë plagosi Armando Markun pas një sherri për shezllonet në zonën e Shëngjinit. 

15 Korrik 2022, 18:26 Nga I.A
EMRI/ Sherri për shezlogët në Shëngjin, arrestohet personi
Foto Ilustruese

LEZHË- Një 48-vjeçar me emrin Paris Deda është arrestuar ditën e sotme në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim, pas një konflikti që ka pasur për motive pronësie. Mësohet se Deda është arrestuar pasi 1 muaj më parë plagosi Armando Markun pas një sherri për shezloget në zonën e Shëngjinit. 

Mbi të rëndojnë veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" si dhe "Vetëgjyqësia". Ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme

Në 27 qershor Deda është përfshirë në një konflikt me disa shtetas të tjerë, për motive pronësie. Gjatë konfliktit, 48-vjeçari ka goditur me sende të forta (lopatë) 45-vjeçarin Armando Marku.  

paris deda armando marku

Sondazh

Poll