Bota

Zhduken 400 mijë euro! I vidhen para e stoli, Prokuroria nis hetimet, ç'do ndodhë me ish-missin Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj do të merret në pyetje se shpejti lidhur me rastin, e po ashtu edhe për burimin e të ardhurave. Deri më tani, ajo figuron pronarë në katër biznese, të cilat i figurojnë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

15 Korrik 2022, 16:26 Nga k.m.
Zhduken 400 mijë euro! I vidhen para e stoli, Prokuroria nis hetimet,
Agnesa Vuthaj

PRISHTINË- Shtëpia e ish-misit të Kosovës, Agnesa Vuthajt është "pastruar" nga hajdutët. Në shtëpinë e saj në Qagllavicë të Prishtinës, pretendohet se janë marrë 100 mijë euro "cash" e rreth 300 mijë stoli ari. Prokuroria Themelore e Prishtinës nisi hetimin, por jo për të zbuluar prejardhjen e kësaj pasurie.

Vuthaj do të merret në pyetje se shpejti lidhur me rastin, e po ashtu edhe për burimin e të ardhurave. Deri më tani, ajo figuron pronarë në katër biznese, të cilat i figurojnë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

Në njërën prej tyre është pronare e vetme, e në dy të tjera me bashkë aksionar. Ndërsa në një tjetër që e regjistroi më 2005 thuhet të mos ketë fare kapital.

Modelja Agnesa Vuthaj është përfolur në mediat rozë për lidhjen e saj me një bizesmen indian në moshë. Fotot nga Dubai dhe vendet luksoze gjithmonë ngritën dyshime për jetën e saj luksoze e se është në një lidhje dashurie me një biznesmen indian. Për këtë të fundit, ajo tha se ishin vetëm partnerë në biznes.

Televizioni "KlanKosova" kontaktoi me Administratën Tatimore të Kosovës, të cilët premtuan përgjigje gjatë të enjtes, duke mos dhënë arsyetim në fund thanë se nuk mund të japin informacion, nëse ajo ka kryer obligimin ndaj shtetit.

agnesa vuthaj grabitet agnesa vuthaj

Sondazh

Poll