Bota

Vëllai i Abazoviç ka spital në Beograd, punon me partneren e Ana Brnabiç

Një nga pronarët është Xhihan Abazoviç, vëllai i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Kështu ai i përgjigjet spekulimeve se vëllai i tij i ka mundësuar të planifikojë hapjen e një spitali të ri në ndërtesën e ish-BIGZ-së, së bashku me partneren e kryeministres së Serbisë, Milica Gjurgjiç.

15 Korrik 2022, 15:53 Nga k.m.
Vëllai i Abazoviç ka spital në Beograd, punon me partneren e
Xhihan dhe Dritan Abazoviç

BEOGRAD- Në maj të këtij viti, një grup mjekësh që bënë emër në mjekësi hapën Spitalin e Përgjithshëm “Biocell spital” në Beogradin e Ri. Një nga pronarët është Xhihan Abazoviç, vëllai i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Kështu ai i përgjigjet spekulimeve se vëllai i tij i ka mundësuar të planifikojë hapjen e një spitali të ri në ndërtesën e ish-BIGZ-së, së bashku me partneren e kryeministres së Serbisë, Milica Gjurgjiç.

Në një intervistë ai është shprehur se spitali sapo është hapur, do të zgjerohet, por që tani për tani nuk është e mundur. Ai konfirmon se në atë ekip është i punësuar edhe Dr. Gjurgiç si shefe i radiologjisë.

"Fakti që vëllai im është kryeministër mori shumë më tepër vëmendje mediatike sesa CV-ja ime. Dhe hamendësoj se ne të tjerët kemi jetën tonë,"- tha ai. Abazoviç thekson se spitali është rezultat i punës afatgjatë të gjashtë apo shtatë personave, të cilët përveç punës së tyre të rregullt janë marrë edhe me inovacion, para së gjithash në aplikimin e mjekësisë rigjeneruese dhe terapive qelizore dhe gjenetike.

Vëllai i kryeministrit tha se spitalin e ka themeluar në vitin 2015, por që tani është mbyllur për shkak të këtij projekti të ri, më serioz. Ndërsa mediat serbe shkruajnë se  pronar dhe themelues i spitalit është edhe kompania "Vincula Biotech Group", e themeluar në vitin 2017. Vitin e kaluar, ajo e ndryshoi emrin e saj.

Pronari më i madh i "Vincula" është kompania qipriote "Ensifolia Limited", ndërsa ajo zotëron 75 për qind të kapitalit, pastaj 15 për qind është në pronësi të Robne kuće Beograd, d.m.th si pronari përfundimtar Milija Babović, ndërsa pjesa e mbetur është e lidhur me mjekët si persona fizikë./Kurir

dritan abazoviç xhihan abazoviç

Sondazh

Poll