Bota

Nga njohja romantike me Trump tek ndarja e stuhishme që bëri bujë, detaje nga jeta e Ivana Trump

Ivana arriti ta mbajë Donaldin në krah për kohën më të gjatë plot 15 vite. Padyshim që nga ana e tij ka pasur shumë mashtrime shprehet ajo. Në fund, për shkak të lidhjes së tij të dashurisë me  Marla Maples, çifti përfundoi duke u divorcuar nga Ivana.

15 Korrik 2022, 10:45 Nga e.k
Nga njohja romantike me Trump tek ndarja e stuhishme që bëri
Ivana dhe Donald Trump

SHBA- Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trump, vdiq ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare, raporton ABC Neës. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj në Nju Jork dhe mësohet se vdekja e saj ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe një nënë dhe mike e kujdesshme”, tha familja Trump në një deklaratë.

Ivana është sigurisht më e njohur për martesën e saj me ish-presidentin dhe miliarderin amerikan, me të cilin pati tre fëmijë djemtë Donald Junior dhe Eric dhe vajzën Ivanka. Por pas divorcit të saj nga Donaldi, ajo kishte shumë më tepër burra dhe të dashuruar ajo praktikisht nuk ishte kurrë vetëm. Ajo që mund të përshkruajë lidhjet e saj është këshilla e dhënë nga vetë Ivana në filmin “Club of First Ëives”

“Zonja, mos u nervozoni për meshkujt, merrni gjithçka prej tyre!”.

Por sigurisht historia më interesante është ajo e dashurisë së saj të trazuar dhe të stuhishme me Donald Trump, e cila filloi njësoj si në një komedi të mirë romantike.

Ishte viti 1976 dhe një modele e re nga Çekosllovakia, Ivana Trump, po endej nëpër Nju Jork në kërkim të diçkaje të re dhe emocionuese. Ajo e gjeti veten në vendin e duhur një restorant dhe bar në modë për beqarë që në atë kohë ishte një simbol i revolucionit seksual të viteve gjashtëdhjetë, me fokus ushqimin dhe seksin.

“Po mundohesha të shkoja te tavolina dhe po qëndroja e humbur kur ndjeva se dikush më goditi në shpatull. Pashë një bjond të gjatë me sy blu. "Unë jam Donald Trump, shoh që po kërkon një tavolinë. Unë do të të ndihmoj", tha atëherë Donald”, kujtoi Ivana vite më vonë.

Siç thotë edhe vetë ajo është magjepsur nga pamja e Donaldit. Ajo e mati dhe më pas iu përgjigj:

“Lajmi i mirë është se në atë rast do të shkojmë shpejt në tryezë. Lajmi i keq është se ky djalë do të ulet me ne”, tha Ivanka duke parë shoqen me të cilën ishte.

Dhe kështu ishte. Më pas, kujton Ivana, Donaldi u ngrit nga tavolina pa asnjë shpjegim, pagoi faturën dhe u zhduk. Teksa po largohej më vonë, vuri re se para restorantit ishte parkuar një limuzinë. Donaldi ishte duke pritur atë. Së shpejti ata filluan të takoheshin, dhe shumë shpejt u martuan dhe patën tre fëmijë.

Ivana arriti ta mbajë Donaldin në krah për kohën më të gjatë plot 15 vite. Padyshim që nga ana e tij ka pasur shumë mashtrime shprehet ajo. Në fund, për shkak të lidhjes së tij të dashurisë me  Marla Maples, çifti përfundoi duke u divorcuar nga Ivana.

Në fund, ajo është e vetmja grua me të cilën ai ndau detaje nga punët e tij dhe e lejoi që edhe t'i menaxhonte ato edhe pas një divorci shumë të komplikuar dhe të dhimbshëm shkruajnë mediat e huaja.

Ivana gjithashtu nënshkroi një marrëveshje paramartesore mjaft të keqe sipas së cilës nuk kishte shumë për të shpresuar në rast divorci.

ivana trump donald trump

Sondazh

Poll