Bota

Emigrantët e bllokuar shpëtohen në shkretëtirën e Nigerisë

44 emigrantë nga Afrika Perëndimore u shpëtuan javën e kaluar në veri të Nigerisë teksa përpiqeshin të hynin në Libi.

15 Korrik 2022, 09:49 Nga s.s
Emigrantët e bllokuar shpëtohen në shkretëtirën e
Nigeri

NIGERI- OKB-ja ka raportuar se 44 emigrantë nga Afrika Perëndimore u shpëtuan javën e kaluar në veri të Nigerisë teksa përpiqeshin të hynin në Libi.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thotë se ata mbetën të bllokuar në shkretëtirë për dy ditë pasi automjeti i tyre u prish. 29 burra dhe 12 gra së bashku me tre vajza u gjetën pranë qytetit Dirkou, në verilindje të Nigerisë, raporton BBC.

Në fund të qershorit, ushtria në Nigeri tha se trupat e 10 emigrantëve u gjetën pranë kufirit me Libinë. Shumë emigrantë nga Afrika Perëndimore përpiqen të arrijnë Evropën nëpërmjet Libisë dhe Detit Mesdhe.

Ka pasur raporte të shumta për njerëzit që janë abuzuar në qendrat e paraburgimit libian dhe emigrantët që janë braktisur në shkretëtirë nga bandat e kontrabandës.

afrika perendimore okb nigeri

Sondazh

Poll