Bota

"Pas BoJo dhe Draghi kush do të jetë i radhës?", ish-presidenti rus "tallet" me situatën në Britani dhe Itali

"Skifteri" i Vladimir Putinit dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë Ruse postoi një imazh të kryeministrit britanik në largim Boris Johnson, i ndjekur nga një i Draghit dhe një kuti e tretë bosh me një pikëpyetje.

15 Korrik 2022, 09:31 Nga d.a.
"Pas BoJo dhe Draghi kush do të jetë i radhës?",
Johnson dhe Draghi

RUSI- Një postim sarkastik i shpërndarë nga ish-presidenti rus Dmitri Medvedev në Telegram pas njoftimit të dorëheqjes së kryeministrit Mario Draghi. 

"Skifteri" i Vladimir Putinit dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë Ruse postoi një imazh të kryeministrit britanik në largim Boris Johnson, i ndjekur nga një i Draghit dhe një kuti e tretë bosh me një pikëpyetje. Një referencë e qartë për pyetjen, kush do të jetë i radhës që do të bjerë.

Ditët e fundit Medvedev kishte reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit britanik duke shkruar sërish në Telegram: “Miqtë më të mirë të Ukrainës po largohen. Fitorja është në rrezik! E para ka ikur…”.

Qeveria italiane e Mario Draghit është rrëzuar. Kryeministri italian dha dorëheqjen pas krizës politike të krijuar nga largimi i ‘Lëvizja 5 Yje’. Kjo ngjarje erdhi pasi Draghi fitoi mocionin e mosbesimit. Dorëheqja është dorëzuar në tavolinën e Presidentit Sergio Mattarella që nuk e ka pranuar atë. Ai ka kërkuar që të paraqitet në parlament për një tjetër votëbesim ditën e mërkurë. Draghi këmbëngul se nuk do ta vazhdojë qeverinë pa Lëvizjen Pesë Yjet.  Votëbesimi u zhvillua në Dhomën e Lartë të Parlamentit, në Senat. Lëvizja 5-Yje zbatoi vendimin e saj për të bojkotuar votimin, mocioni u miratua me 172 vota pro dhe 39 kundër. Vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Mocioni i besimit i marrë nga Draghi lidhet me votimin për paketën e ndihmës financiare prej 23 miliardë eurosh për familjet dhe bizneset. Conte akuzoi Draghin se nuk po bën mjaftueshëm për të trajtuar krizën ekonomike.

dorehiqet boris johnson dorehiqet mario draghi dmitry medvedev

Sondazh

Poll