Bota

Debatet për propozimin francez, nis sot seanca e dytë e diskutimit në parlamentin maqedonas

Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen mori pjesë në seancën e djeshme, ku në fjalimin e mbajtur para deputetvve maqedonsa shprehu gadishmërinë e BE-së, si dhe garantoi se gjuha maqedonase nuk cenohet nga ky propozim.

15 Korrik 2022, 09:17 Nga d.a.
Debatet për propozimin francez, nis sot seanca e dytë e diskutimit
Kuvendi maqedonas

MAQEDONIA E VERIUT- Pas një dite me shumë tension ka përfunduar seanca parlamentare në Maqedoninë e Veriut e thirrur për shqyrtimin e propozimit francez e cila pritet të vijojë ditën e sotme në orën 11:00.

Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen mori pjesë në seancën e djeshme, ku në fjalimin e mbajtur para deputetëve maqedonsa shprehu gadishmërinë e BE-së, si dhe garantoi se gjuha maqedonase nuk cenohet nga ky propozim.

Më pas, pas një pauze seanca vazhdoi me tone të ashpra nga ana e deputetëve opozitar maqedonas, e situata kulmoi atëherë kur fjalën e mori kryeministri Kovaçevski. Opozita u bë aq shumë zhurmuese sa që, kryeminstri u largua nga seanca.  

Propozimi i ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron pritet t'i japë zgjidhje konflikteve historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase është shprehur skeptike për këtë propozim duke thirrje dhe protesta kundër qeverisë. Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

propozimi francez ursula von der leyen ne shkup negociatat me be 2022

Sondazh

Poll