Bota

U gjet në fund të shkallëve! Hetohet vdekja e Ivana Trump, Policia rikonstrukton skemën: Dyshojmë tek zemra

Hetimet kanë nisur për të mësuar nëse ajo ka ndikuar në ndonjë mënyrë për vdekjen e saj, por Policia thotë deri më tani se nuk ka shenja të veprës penale.

15 Korrik 2022, 10:31 Nga k.m.

 

U gjet në fund të shkallëve! Hetohet vdekja e Ivana Trump,
Ivana dhe Donald Trump

 

SHBA- Ivana Trump vdiq në moshën 73-vjeçare pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Nju Jork, në fund të shkallëve, vetëm disa orë para se të kishte dalë një takim në sallonin e flokëve. Hetimet kanë nisur për të mësuar nëse ajo ka ndikuar në ndonjë mënyrë për vdekjen e saj, por Policia thotë deri më tani se nuk ka shenja të veprës penale. Megjithatë shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është konfirmuar.

Lajmi për vdekjen e Ivanës u nda fillimisht nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një postimi në llogarinë e tij në Truth Social të enjten pasdite.

“Me keqardhje u njoftoj të gjithë atyre që e donin, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Nju Jork”,-ka shkruar ai.

Trump kishte tre fëmijë me Ivanën. Ata u martuan në 1977 dhe u divorcuan në 1992. Ai e përshkroi gruan e tij të parë si një grua "të bukur, të mahnitshme". Detektivët besojnë se Ivana Trump vdiq pasi u rrëzua nga shkallët, ndoshta për shkak të një sëmundjeje, por mund të ketë humbur dhe ekuilibrin. Deri më tani pista më e mundshme është arresti kardiak./Blic

ivana trump donald trump

Sondazh

Poll