Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Muzinë, lëndohen dy persona

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe se për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

14 Korrik 2022, 21:04 Nga I.A
Aksident në aksin Sarandë-Muzinë, lëndohen dy persona
Foto Ilustruese

SARANDË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Muzinë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe se për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak: Më datë 14.07.2022, rreth orës 18:40, në aksin rrugor Sarandë-Muzinë, shtetasi Dh. R., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe 2 pasagjerët, shtetasit J. P. dhe S. M, të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne aksin sarande-muzine

Sondazh

Poll