Bota

Itali/ 82-vjeçari pëson atak kardiak në timon, merr para grupin e çiklistëve, 4 të vdekur e 5 të plagosur

Si pasojë, automjeti mori para një grup çiklistësh duke vrarë 3 prej tyre Antonio Panico, 56 vjeç, Roberto Seripa, 71 vjeç dhe Milo Naldini, 73 vjeç.

14 Korrik 2022, 18:24 Nga k.m.
Itali/ 82-vjeçari pëson atak kardiak në timon, merr para grupin
Foto ilustruese

ITALI- Tragjedi në mes të Grosseto Maremma. Një burrë i moshuar, Mario Fiorilli, 82 vjeç, pësoi një atak në zemër dhe si pasojë ndërroi kontrollin e makinës së tij. Si pasojë, automjeti mori para një grup çiklistësh duke vrarë 3 prej tyre Antonio Panico, 56 vjeç, Roberto Seripa, 71 vjeç dhe Milo Naldini, 73 vjeç.

Grupi i miqve mblidhej të martën dhe të enjten për xhiro me biçikletë, e kështu edhe sot në mëngjes ata kishin qenë në Massa Marittima dhe po ktheheshin në Grosseto. Përveç viktimave, 5 çiklistë të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Grossetos. Makina është sekuestruar dhe policia po punon për të sqaruar dinamikën e saktë të aksidentit tragjik.

Në shenjë zie në Grosseto është pezulluar seanca e këshillit bashkiak që u mblodh për mëngjesin e sotëm./ Marrë nga corrierefiorentino.corriere.it

grosseto maremma mario fiorilli

Sondazh

Poll