Bota

Europa dhe SHBA në alarm nga varianti i ri i Omicronit, BA.5 është i rrezikshëm

Varianti i ri i Omicron, BA.5 është më i rrezikshëm sipas shefit të OBSH-së.

14 Korrik 2022, 16:35 Nga s.s
Europa dhe SHBA në alarm nga varianti i ri i Omicronit, BA.5
Varianti i ri i Omikronit BA.5

SHBA- Një variant i fundit i Omicronit është zbuluar të quajtur BA.5 e cila po konsiderohet si shkaku i rritjes së infektimeve në Europë dhe SHBA. Rastet e Covid-19 po shtohen çdo ditë e më shumë, ku i vetmi lehtësim në atë periudhë ishte prekja.

Sipas shefit të OBSH-së, Tedros Ghebreyesus tha se varianti i ri i Covid-19, BA.5 qëndron pas 52% të rasteve të regjistruara në fund të qershorit.

 “Virusi po qarkullon lirisht dhe vendet nuk po e menaxhojnë në mënyrë efikase barrën e sëmundjes në kapacitetet e tyre sa i takon hospitalizimit të rasteve akute dhe numrit të madh të personave me probleme të lëna nga sëmundja, që njihet ndryshe si Covidi i gjatë. BA.5 qëndron pas 52% të rasteve të regjistruara në fund të qershorit”, tha ai.

Në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se BA5 është duke shkaktuar rreth 65% të infektimeve, i cili është njësoj si varianti Omicron, ku ka shkaktuar rritje të shkallës së infeksionit në pjesë të Europës, Australisë dhe Afrikës së Jugut, ku edhe është gjetur për herë të parë.

Të dhënat e OBSH-së tregojnë se numri i rasteve me koronavirus në botë, është në rritje për katër javë rresht. Varianti BA.5 arrin të shmangë mbrojtjen imune, të siguruar ose nga vaksinimi, ose nga infeksioni i mëparshëm. Shkencëtarët u kanë bërë thirrje njerëzve se varianti i ri përhapet shumë shpejt.

me variantin e ri omicron të coronavirus

Sondazh

Poll