Bota

Ish-themeluesi i L’Espresso dhe La Repubblica ndërron jetë në moshën 98-vjeçare

Ish-themeluesi i L’Espresso dhe La Repubblica, Eugenio Scalfari ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçar.

14 Korrik 2022, 16:51 Nga s.s
Ish-themeluesi i L’Espresso dhe La Repubblica ndërron jetë
Eugenio Scalfari

ITALI- Ish-themeluesi i L’Espresso dhe La Repubblica, Eugenio Scalfari ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçar, i cili ishte një ndër gazetarët më të rëndësishëm italian i të gjithë kohërave.

I lindur në Civitaveçhia më 6 prill 1924, Scalfari e filloi karrierën e tij si gazetar dhe shkrimtar që kur ishte student, duke vazhduar të shkruajë edhe pas moshës 90-vjeçare. Nën drejtimin e tij La Repubblica arriti majat e gazetarisë duke e bërë gazetën më të shitur në Itali.

Ai e filloi karrierën e tij si gazetar duke bashkëpunuar me Il Mondo dhe L’Europeo. Ai gjithashtu pati një shkëputje në politikë duke u bërë një nga themeluesit e Partisë Radikale, duke mbajtur postin e Zëvendës Sekretarit Kombëtar nga viti 1958 deri në 1963 dhe më pas si deputet i Partisë Socialiste Italiane nga viti 1968 deri në 1972.

eugenio scalfari

Sondazh

Poll