Bota

Përfundon raundi i dytë i votimeve në Britani për postin e kryeministrit, zbulohen 5 kandidatët e mbetur në garë

Janë shpallur 5 emrat e kandidatëve në raundin e dytë të votimit në Britani për të zënë vendin e ish-kryeministrit Boris Johnson.

14 Korrik 2022, 16:17 Nga s.s
Përfundon raundi i dytë i votimeve në Britani për postin e
5 kandidatët e mbetur në garë për postin e Kryeministrit në Britani

BRITANI- Pas dorëheqjes së Boris Johnson nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe, janë shtuar 'ethet' dhe pritja se kush janë kandidimet për postin e mbetur bosh. 

Rishi Sunk siguroi serish më shumë vota midis deputetëve konservatorë, por Penny Mordaunt ka fituar terren në rivalin e saj.

Pesë kandidatët që kanë kaluar në raundin e dytë të votimit janë: Rishi Sunak me 101 vota, Penny Mordaunt me 83 vota, Liz Truss me 64 vota, Kemi Badenoch me 49 vota dhe Tom Tugendhat me 32 vota.

Boris Johnson dha dorëheqjen pas një sërë largimesh brenda Partisë së tij Konservatore, duke thënë në një fjalim drejtuar kombit se procesi i zgjedhjes së një kryeministri të ri "duhet të fillojë tani". 

Megjithatë, Johnson nuk planifikon të largohet menjëherë nga detyra. Ai do të qëndrojë derisa të vendoset një udhëheqës i ri, tha ai, në një fjalim televiziv jashtë 10 Downing Street.

rrezohet boris johnson  rishi sunak kemi badenoch tom tugendhat penny mordaunt liz truss

Sondazh

Poll