Politike

Sot betohet Agron Malaj, protestë para Bashkisë së Matit! Alibeaj: Nuk mund të vidhet pushteti

2 Gusht 2019, 10:10 Nga DOSJA
Sot betohet Agron Malaj, protestë para Bashkisë së Matit!

MAT– Ditën e sotme në qytetin e Matit pritet të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak dhe betimi i kryebashkiakut të ri, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Agron Malaj.

Ndërkohë disa qytetarë dhe ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj  janë mbledhur për të protestuar kundër para ambienteve të Bashkisë së Matit.

“Ky është një akt tjetër që tregon se nuk mund të vidhet pushteti. Nuk ka gjë më shkatërruese për stabilitetin ajo që është duke bërë kjo qeveri, pa zgjedhje. Gjithë qytetarët janë për të treguar se nuk kanë për të bashkëjetuar me këtë situatë. Do duhet të zgjidhet edhe sipas institucione. Qytetarët duhet të rezistojnë për demokraci. Kjo është ajo që kanë dalë të tregojnë qytetarët e Matit. Ajo që ne kemi thënë nuk është kërkesë e opozitës por e qytetarëve. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa për zgjedhje është e qartë. Është e sigurt që do ketë zgjedhje të parakohshme”, tha Alibeaj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron malaj bashkia e matit zgjedhjet lokale 2019 agron malaj bashkia e matit zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll