Politike

Berisha jashtë Kuvendit: Rama recitoi për portin e NATO-s në Durrës, Stoltenberg bëri sikur e dëgjoi

të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me propozimin e Kryeministrit Edi Rama për një bazë detare në Durrës. Jashtë Kuvendit, në një prononcim për mediat, tha se vetë Stoltenberg bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga Rama në lidhje me këtë çështje, duke e cilësuar çështjen si megaskandal.

14 Korrik 2022, 14:44 Nga k.m.
Berisha jashtë Kuvendit: Rama recitoi për portin e NATO-s në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me propozimin e Kryeministrit Edi Rama për një bazë detare në Durrës. Jashtë Kuvendit, në një prononcim për mediat, tha se vetë Stoltenberg bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga Rama në lidhje me këtë çështje, duke e cilësuar çështjen si megaskandal. Sipas Berishës, këtë çështje kreu i qeverisë do që ta përdorë për qëllime të veta korruptive.TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me propozimin e Kryeministrit Edi Rama për një bazë detare në Durrës. Jashtë Kuvendit, në një prononcim për mediat, tha se vetë Stoltenberg bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga Rama në lidhje me këtë çështje, duke e cilësuar çështjen si megaskandal. Sipas Berishës, këtë çështje kreu i qeverisë do që ta përdorë për qëllime të veta korruptive.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA, NË OBORRIN E PARLAMENTIT

Jam këtu para jush për të përshëndetur përzemërisht, sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për ta garantuar se Partia Demokratike ka qënë është dhe mbetet fuqimisht një forcë proatlantike e vërtetë. Ajo mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Aleancën dhe garantoj edhe njëhërë me këtë rast se është e gatshme t’i afrojë nesër në pushtet Aleancës, të gjithë lehtësirat aeroportuale dhe të tjera që asaj i duhen në territorin e Shqipërisë për përmbushjen e misionit të saj të madh. Unë e përshendes gjithashtu për faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Ramës që për të mbuluar megaaferën e tmerrshme em Elemanin të përvetësimit të 1000 m katrorë në Durrës kërkon ta mbulojë me anagzhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një megaskandal që këkron të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka Aleanca për qëllime korruptive. Pata kënaqi të konstatoj se në konferencën e shtypit ndonëse Rama nisi recitimin e tij me portin e madhërishëm që do të ndërtohej por Sekretari i përgjithshëm i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga abshkëbiseduesi por foli për rolin e Shqipëri Ballkanin dhe unë e përshendeës. Nga ana tjetër është guxim i madh të dalësh e të shëtishë kur ke damkën e një megakorruptori e një persekuoti të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjtihçka për të lartë paratë e krimit.

Aktualisht në vendin tonë po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila është tërësisht financim i huaj, ndërkohë që për sa i përket portit, ajo do të financohet nga shteti shqiptar, pjesa komercale, siç vetë Rama e bëri me dije, duke sqaruar se është ftuar NATO-n, që të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake. Por dje Stoltenberg nuk e përmendi në fjalën e tij bazën e re ushtarake.

sali berisha edi rama porti i nato-s ne durres durres

Sondazh

Poll