Sport

Çmenden sheikët sauditë, një klub gati të thyejë bankën për Cristiano Ronaldon…

Sipas disa mediave portugeze (TVI dhe CNN Portuguesa) dhe të përditshmes spanjole ‘AS’, një klub saudit do të ishte gati të paguante 300 milionë euro për të punësuar Ronaldon për dy sezone.

14 Korrik 2022, 11:06 Nga DOSJA
Çmenden sheikët sauditë, një klub gati të thyejë

ANGLI - Pas një sezoni zhgënjyes në rikthimin e tij te Manchester United (i 6-ti) i cili nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo (18 gola, 3 asistime sezonin e kaluar në Premier League), me gjasa do të nisë një ‘pension të parakohshëm’, por të artë në Gjirin Persik.

Disa media portugeze (TVI dhe CNN Portuguesa) si dhe e përditshmja sportive spanjole ‘AS’ raportojnë se një klub saudit do të ishte gati të paguante 300 milionë euro për të përfituar nga shërbimet e 37-vjeçarit, pesë herë fitues të ‘Topit të Artë’ në dy sezonet e ardhshme.

Klubi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, do të blinte vitin e fundit të kontratës së Ronaldos nga MU për 30 milion €, duke siguruar një pagë prej 250 milion € të shpërndarë në dy vjet për lojtarin, ndërkohë që ndërmjetësi do të fitonte një komision të rregullt prej 20 milion €.

Gjithsesi, të paktën për momentin, kjo ofertë joshëse nuk është prioriteti i yllit portugez Cristiano Ronaldo. Fituesi i Euro 2016 dëshiron të zgjasë karrierën e tij në nivelin më të lartë dhe synon skenën e madhe të Champions League e Europë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll