Art&Argëtim

“Dalin me shapka”/ Fqinj me familjen Kardashian, Albërije Hadërgjonaj u nxjerr të fshehtat

Ajo shtoi se nuk janë aq të bukura sa duken në ekran. 

13 Korrik 2022, 23:16 Nga F.M
“Dalin me shapka”/ Fqinj me familjen Kardashian, Albërije
Albërije Hadërgjonaj

TIRANË- Këngëtarja shqiptare Albërije Hadërgjonaj ka treguar disa 'sekrete' të fëinjëve të saj, anëtarëve të familjes Kardashians. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Hadërgjonaj tha se influenceret që numërojnë miliona ndjekës në rrjetet sociale janë më të thjeshta në përditshmëri. Ajo shtoi se nuk janë aq të bukura sa duken në ekran. 

Pjesë nga biseda

Albërije Hadërgjonaj: Dalin me shapka. Nuk janë kaq të bukura sa në ekran

Dalina Buzi: Kanë pore, kanë celulit?

Albërije Hadërgjonaj: Ne shqiptarët jemi pak kështu… kemi qejf (të merremi me fjalë) Dhe i thashë mikes si janë këto kështu, se kur dalin aty të çmendin fare

Armina Mevlani: Duken njëlloj si në foto?

Albërije Hadërgjonaj: Jo, nuk kanë lidhje fare. Por nejse, edhe mua po të më shohësh në foto jam një kokrra e yllit, po të më shohësh kështu…

alberije hadergjonaj

Sondazh

Poll